Pak HistoriSkype sot ka zënë një vend të mirë në përdorim për arsyen e shërbimeve të shumta që afron. Cilësia e lidhjeve është përsosur edhe më shumë dhe për ne shqiptarët është bërë një shprehje dite.

Tung! Takohemi në Skype.
Mbylle telefonin se u harxhove dhe shihemi në Skype! etj...etj.
Skype në një farë mase është rradhitur ose dhe ka kaluar mbi programet si MSN, Instant Yahoo, ICQ apo dhe AOL.
Përkthimi në gjuhë të ndryshme lehtëson përdorimin e saj. Më e rëndësishmja është se këto gjuhë mund ti ndryshojmë shumë lehtë gjatë të njëjtit përdorim. Nëse dikush e ndjen vehten më të aftë në gjuhë të huaj, mund ta ndërrojë menjëherë.
Udhëzime.Përpara se të shkarkoni
dijeninë (file) në kompjuterin tuaj (
PC) duhet të veproni kështu:
1- Ata që kanë përdorur Skype në gjuhën anglisht
[/indent] Kliko mbi '
Tools' dhe zgjidh 'Change language' dhe më pas
'Load Skype Language File'
Do të hapet përmbajtja me dijenitë brënda nëndosjes 'Phone' që gjindet në dosjen 'Skype'
Pikërisht këtë dosje do ta lokalizoni se në çfarë direktorije gjindet dhe si mund të arrini aty, më lehtë sipas PC tuaj, pamvarsisht nga Windows-i që ju përdorni.
Kur të jeni të sigurtë se arrini aty pa ndonjë komplikacion atëhere shkarkoni
dijen që ne kemi përgatitur dhe që do ta vendosim shumë së shpejti në këtë forum.
Shkarkimi të ruhet (save) pikërisht në nëndosjen '
Phone'
Shfrytëzoni (log on) programin Skype dhe klikoni mbi dijen albanian.lang sipas udhëzimit të mësipërm.
Pra 'Tools' 'Change language' 'Load Skype Language File' dhe albanian.lang dhe
OKPër rikthim në gjuhën angleze ose ndonjë tjetër do të veproni në të njëjtën mënyrë por do të përzgjidhni dijen e gjuhës nga kollona e gjuhëve.
2- Ata që nuk e njohin ende programin Skype.
Shkarkoni Skype në PC tuaj dhe bëni instalimin e programit po ashtu si edhe programet e tjera. Regjistrohuni sipas udhëzimeve dhe kur të keni vënë në përdorim atë kaloni në pikën
1- të përshkruar më lartë.